Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë, mund të jetë shkak i konfliktit të tretë botëror

Njëri nga liderët e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari me një shkrim në rrjetet sociale ka analizuar ngjarjet që po ndodhin në politikën botërore pas ardhjes në pushtet të administratës së presidentit Donal Trump dhe situatën në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Taravari shkruan se diplomacia është në zhdukje dhe se presidenti Trump po ndryshon krejtësisht qëndrimet dhe veprimet e SHBA-ve.
“E gjithë bota është një skenë Dhe të gjithë burrat dhe gratë janë thjesht aktorë”… Njësoj si në fundi i papritur i një martese ashtu po përjetohet krisja e raporteve amerikano-evropiane, sepse krisje ka dhe kjo është e padiskueshme!
Tashmë diplomacia në zhdukje mbetet një shpresë e zbehtë që kjo krisje mos të shëndrohet në thyerje.
Kanë dalë lloj-lloj teorish, spekulimesh e hamendësimesh, por pyetja esenciale mbetet:
Çfarë do të ndodh me botën?!
Presidenti Trump po ndryshon krejtësisht qëndrimet dhe veprimet e SHBA-ve. Këto ndryshime janë të barabarta me lëvizjen e pllakave tektonike e duke qenë se SHBA-të janë një pllakë e madhe, tërmeti ka përfshirë të gjithë dhe gjithçka.
Disa lider evropianë po i përjetojnë këto dinamika në atë mënyrë që i ngjan thirrjes për ndihmë tek psikologu”, shkruan Taravari.
Taravari shkruan se Ballkani është është një fuqi baruti dhe nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i një fillimit të luftës së madhe.
Ballkanet kanë gjithnjë një fuçi baruti e cila sado e paragjykuar ose e gjykuar nga Evropa Zyrtare, po të ndizet merr me vete jo vetëm këtë kontinent, por botën mbarë.
Këto mosmarrëveshje të reja që po prishin krejtësisht ekuilibrat e vjetër, deri ku do të shkojnë, e si do ndikojnë ato sidomos në Kosovë?!
Të gjithë aktorët që marrin pjesë në këtë ngjarje duhet ta dinë se: Nëse ndodh që të merret një vendim i padrejtë qoftë edhe për një copë të saj, Kosova do të hyjë në histori si vendi i vogël që ndezi konfliktin e madh dhe ne të gjithë do të jemi pjesë e konfliktit i cili mund të quhet edhe si Konflikti i Tretë Botëror”, shton Taravari.