Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Selatin Kryeziut

Prishtinë, 26 shkurt 2025
E nderuara familje e Selatin Kryeziut!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Selatin Kryeziut, një figurë e respektuar e futbollit tonë.
Në këto momente të vështira, në emrin tim dhe të KE të FFK-së si dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Selatin Kryeziu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke kontribuar si komisar i garave në Ligën e Tretë, por edhe si delegat i ndeshjeve.
Përkushtimi i tij u shtri edhe në klubin e kryeqytetit, Besëlidhja, ku po ashtu dha kontribut të çmuar si punëtor sportiv.
Angazhimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona. Selatini do të kujtohet si një njeri i urtë, i përkushtuar ndaj futbollit dhe i dashur për të gjithë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së