Dy tërmete me magnitudë 4,6 dhe 4,3 ballë Rihter goditën në orët e para të mëngjesit ishujt Eolianë në detin Tirren, pranë brigjeve veriore të Siçilisë, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikë dhe Vullkanologji.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), tërmeti më i fortë është vlerësuar në 5,2 ballë Rihter, me thellësi 10 kilometra. Lëkundjet u ndjenë edhe në Palermo dhe në rajonin e Reggio Calabrias, ndërsa pasuan disa dridhje më të vogla.
Ishujt Eolianë, të njohur si destinacion turistik veror, aktualisht kanë pak vizitorë, çka ka ulur rrezikun për pasoja më të mëdha.


