Tregjet marrin frymë: Bie drastikisht çmimi i naftës pas tërheqjes së Trump nga sulmi ndaj Iranit

Lajmi për pezullimin e sulmeve ushtarake amerikane ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit ka sjellë një rënie të menjëhershme dhe të ndjeshme të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare.

 

Nafta “Brent” pëson rënie me 10 dollarë

Menjëherë pas njoftimit të Presidentit Donald Trump, çmimi i naftës së llojit “Brent” u lirua me 10 dollarë, duke zbritur në kuotën e 102 dollarëve për fuçi. Ekspertët e tregjeve parashikojnë një tendencë të mëtejshme rënieje nëse bisedimet diplomatike vazhdojnë me këtë ritëm.

Deklarata që qetësoi bursat

Vendimi erdhi pas asaj që Trump e cilësoi si “bisedime produktive” mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur bisedime shumë të mira dhe produktive gjatë dy ditëve të fundit… Udhëzova Sekretarin e Mbrojtjes që të shtyjë të gjitha sulmet ushtarake për një periudhë pesëditore,” shkroi Trump në platformën Truth Social.

Çfarë pritet për tregun vendas?

Kjo rënie drastike në bursa pritet të reflektohet edhe në pikat e karburanteve në rajon gjatë ditëve në vijim, duke lehtësuar koston e transportit dhe xhepat e konsumatorëve pas javësh tensioni të lartë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT