Presidenti Donald Trump ka deklaruar se afati 60-ditor për negociatat me Iranin nuk është një “vijë e kuqe”, duke lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së bisedimeve për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
“Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”, u shpreh Trump, duke nënvizuar se fleksibiliteti kohor varet nga përparimi i palëve.
SHBA dhe Irani pritet të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi në Zvicër brenda ditëve të ardhshme. Megjithatë, Trump paralajmëroi se në rast të shkeljes së marrëveshjes, opsioni i bombardimeve mbetet i pashmangshëm.


