Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Dejona Mihalit: Po instalohet një mentalitet totalitar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit (Lëvizja Vetëvendosje), pas akuzave të rënda të kësaj të fundit në rrjetet sociale.

 

Rama e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga Mihali dhe e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për orkestrim të sulmeve ndaj kundërshtarëve politikë, mediave dhe drejtësisë.

“Po hyjmë në fazën më të rrezikshme si shoqëri: normalizimin e një mentaliteti totalitar, ku çdo zë kritik duhet të heshtet, diskreditohet dhe, në fund, të burgoset”, ka shkruar Rama, duke shtuar se nuk do të ndalet nga kërcënimet dhe shantazhet e kësaj partie.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT