Uashington – Eric Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për emërimin si Ambasador i SHBA-së në Tiranë

WASHINGTON – Gjenerallejtënanti në pension, Eric Wendt, i përzgjedhuri i Presidentit Donald Trump për të shërbyer si Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të dalë nesër përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan.

 

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga platforma legjislative e Kongresit (congress.gov), seanca dëgjimore është programuar për shqyrtimin e disa nominimeve të rëndësishme diplomarike nga Departamenti i Shtetit. Pjesë e këtij grupi, krahas zotit Wendt, janë edhe:

  • Michael Kavoukjian – i nominuar si Ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë.

  • Michelle Steel – e nominuar si Ambasadore në Republikën e Koresë (Koreja e Jugut).

  • David Brat – i nominuar si Ambasador në Komonuelthin e Australisë.

  • Brock Dahl – i nominuar për pozicionin e Këshilltarit Ligjor.

Profili i të nominuarit për Shqipërinë

Presidenti Donald Trump zyrtarizoi propozimin e tij për emërimin e Eric Wendt në krye de misionit diplomatik në Tiranë më 13 prill.

Wendt vjen nga një karrierë e gjatë dhe e spikatur ushtarake, me mbi 34 vite shërbim aktiv në Forcat e Armatosura të SHBA-së, periudhë gjatë së cilës ka mbajtur një sërë pozicionesh të larta dhe strategjike komanduese. Seanca e nesërme dëgjimore shënon një hap kyç drejt konfirmimit të tij zyrtar nga Senati.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT