Van Bommel emërohet selektor i ri i Kombëtares së Belgjikës

BRUKSEL – Kombëtarja e Belgjikës do të ketë një trajner të ri në krye të pankinës, ku drejtimin e “Djajve të Kuq” do ta marrë legjenda e futbollit holandez, Mark van Bommel, transmeton KohaNews.

 

49-vjeçari do të zyrtarizohet në detyrë më 15 gusht, pasi ka firmosur një kontratë afatgjatë që do të shtrihet deri në përfundim të Kampionatit Evropian Euro 2028.

Van Bommel vjen për të marrë drejtimin e kombëtares belge me synimin për të nisur një cikli të ri suksesi, duke pasur parasysh përvojën e tij të pasur si në futbollin evropian ashtu edhe në udhëheqjen e skuadrave të ndryshme.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT