VLEN: Ligji i ri do të ndalojë manipulimet me punësimet etnike që ndodhnin përmes Balancuesit

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka kritikuar funksionimin e deritanishëm të Balancuesit, duke vënë në dukje se ky mekanizëm shpesh ka nxitur deklarime të rreme etnike me qëllim punësimin në administratë.

 

Duke folur për zgjidhjen e re ligjore, Musa theksoi se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat sjell një peshë tjetër juridike dhe obligon institucionet të ruajnë balancën ndëretnike. Ajo nënvizoi se dokumenti është ripërpunuar në Qeveri pas komenteve të Komisionit të Venecias dhe se garantues për implementimin e tij të saktë do të jetë një grup koordinues i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT