Futbollisti i ekipit kombëtar të Ekuadorit, Mario Pineida, u vra në një atentat me armë zjarri në qytetin port të Guayaquil, një zonë e njohur për aktivitetin e bandave të drogës.
Klubi i tij, Barcelona SC, konfirmoi lajmin përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur keqardhje për vdekjen e lojtarit: “Me keqardhje të thellë njoftojmë vdekjen e Mario Pineida, një ngjarje që ndodhi pas një sulmi kundër tij.”
Pineida, 33 vjeç, ka luajtur për kombëtaren e Ekuadorit në Kupën e Botës 2018 dhe 2022, si dhe për klubin brazilian Fluminense në vitin 2022.
Sipas autoriteteve, ai u sulmua nga dy persona me motoçikleta që hapën zjarr mbi të, nënën e tij dhe një grua tjetër. Ministria e Brendshme ka caktuar një njësi speciale policore për të hetuar rastin.


