Zekolli-Shaqiri: Mbyllet tenderimi për Shkup-Bllacë, pritet drita jeshile nga BERZH

​Procedurat administrative për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë kanë hyrë në fazën finale. Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, konfirmoi se procesi i tenderimit dhe evaluimit ka përfunduar me sukses nga ana e institucioneve vendase.

 

​Aktualisht, i gjithë dokumentacioni është dorëzuar pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila siguron një pjesë të financimit përmes kredisë dhe grantit. Sapo të merret konfirmimi zyrtar nga BERZH, ekipet do të nisin menjëherë punimet në terren.

​Sipas Zekolli Shaqirit, nuk priten vërejtje apo pengesa të reja, duke bërë të ditur se nisja e punimeve në këtë aks rrugor strategjik është tashmë çështje kohe.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT