Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Myftinia e Tetovës, në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, transmeton KohaNews.
Në këtë ngjarje festive dhe shpirtërore, Qamili ka përcjellë urimet më të sinqerta në emrin e tij personal dhe në emër të institucionit të Komunës së Tetovës. Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e këtij muaji të madhërishëm, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet dhe lutje të pranuara.
Pjesëmarrja e zv.kryetarit në këtë manifestim rikonfirmon bashkëpunimin e ngushtë mes pushtetit lokal dhe Bashkësisë Fetare Islame, në shërbim të harmonisë dhe vlerave të solidaritetit që mbart ky muaj i shenjtë.
/ KOHANEWS


