Nga: Orhan Ibrahimi (Lëvizja Arbëria)

Për besë, është absurde frika e Arben Taravarit dhe e disa të tjerëve, sipas të cilëve koalicioni VLEN po “shndërrohet” në BDI.
Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Taravari dhe të gjithë ata që sot gjenden te “origjinali” — të ulur këmbëkryq në BDI përkrah Ali Ahmetit — do të duhej të ishin më të lumturit dhe më të ekzaltuarit nga ky “zbulim”.
Në thelb, kjo kategori njerëzish, me dije apo pa dije, vetëm sa po e nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të BDI-së dhe të Ali Ahmetit. Deklaratat e tyre konfirmojnë se si një organizim dhe një lider politik nuk guxon t’u ngjasojë atyre.
Kjo ndodh sepse ajo që përfaqësojnë ata (BDI), konsiderohet si vetë e keqja politike dhe kombëtare.


