Drejtësi për krimet në Malishevë: Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vite e gjysmë burgim

PRISHTINË – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues ndaj pjesëtarit të xhandarmërisë serbe, Sërgjan Lazoviq, duke e dënuar atë me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

 

Krimet në fshatin Panorc

Sipas vendimit të gjykatës, Lazoviq është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Panorc të komunës së Malishevës. Ai, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe (ende të paidentifikuar), ka marrë pjesë aktive në fushatën kundër civilëve shqiptarë.

Akuzat që rëndojnë mbi Lazoviqin

Trupi gjykues konstatoi se Lazoviq ishte përfshirë në:

  • Arrestime dhe ndalime të kundërligjshme të civilëve;

  • Dëbim dhe burgosje me forcë;

  • Keqtrajtim fizik dhe psikologjik të popullsisë civile.

Ky aktgjykim vjen pas një procesi gjyqësor ku u dëgjuan dëshmi mbi brutalitetin e forcave serbe në zonën e Malishevës gjatë periudhës së luftës. Lazoviq u arrestua vitin e kaluar dhe procesi ndaj tij është ndjekur me interes të lartë nga familjarët e viktimave dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.


TË NDRYSHME

TË FUNDIT