Aksion shpëtimi i një personi të lënduar mbi Jalloci i Epërm

Sot, më 21.09.2025, në orën 17:24, është marrë raport për një person të lënduar gjatë përmbysjes së një mjeti terreni në rrugën malore mbi fshatin Jalloci i Epërm, komuna Vrapçishtë. Menjëherë për ngjarjen janë njoftuar Stacioni Policor Gostivar dhe Stacioni Policor Galate.
Raporti është marrë përmes Numrit për Thirrje Emergjente-112. Duke qenë se terreni është i vështirë për qasje me automjet të Ndihmës së Shpejtë, me kërkesë të drejtorit të QMK, z. Muhamed Ali, QOK ka dërguar kërkesë te Ministria e Punëve të Brendshme për angazhim të helikopterit dhe njësive speciale alpinike për shpëtimin e personit të lënduar.
Personi do të transportohet në Qendrën Klinike për ndihmë mjekësore të mëtejshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT