RROGOZHINË – Një ditë pas vetëdorëzimit në polici, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, ka thyer heshtjen përmes një letre të gjatë të shpërndarë nga burgu ku po vuan dënimin me një vit heqje lirie. Memolla, i dënuar nga GJKKO për korrupsion aktiv në zgjedhje, e ka cilësuar procesin ndaj tij si të padrejtë dhe me prapavijë politike.
“I burgosur, por jo kriminel”
Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve, Memolla ka mbajtur një qëndrim sfidues, duke theksuar se ndëshkimi i tij lidhet me dëshirën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
-
Mbrojtja: Ai u shpreh se nuk ka vrarë, nuk ka vjedhur dhe nuk ka prerë, duke insistuar se veprimet e tij (për të cilat u dënua) ishin vetëm për t’i qëndruar pranë dikujt për nevoja jetësore si energjia elektrike.
-
Mesazhi për familjen: „Rrini me kokën lart, Edisoni juaj është i burgosur por nuk është kriminel,” shkruan ai.
Akuza drejt drejtësisë dhe “tentakulat” politike
Ish-kryetari socialist hodhi akuza të forta ndaj trupës gjykuese, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte ndikuar nga kundërshtarët.
„Tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politikë shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re,” deklaroi Memolla, duke paralajmëruar se do ta ankimojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.
Raportet me Partinë Socialiste
Memolla u kujdes të sqaronte pozicionin e tij brenda familjes politike, duke hedhur poshtë zërat se “goditja” i erdhi nga brenda rradhëve të PS-së. Ai u bëri thirrje socialistëve të Rrogozhinës të mbeten të bashkuar:
-
Besnikëria: „Unë jam socialist dhe i tillë do mbetem.”
-
Pushteti: „Kryetarllëku ikën e vjen, por jeta është më e gjatë se kaq.”
Edison Memolla u dënua përfundimisht nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion në zgjedhje (në bashkëpunim), lidhur me një rast të ndërhyrjes pë


