BOGOVINË – Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, me të cilin ka biseduar për nevojat konkrete të banorëve dhe sfidat e pushtetit lokal, transmeton KohaNews.
Gjatë takimit u diskutua hapur për gjendjen aktuale në komunë dhe për mënyrat se si Qeveria mund të ndihmojë në realizimin e projekteve që janë me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët e kësaj zone.
Zëvendëskryeministri Sali theksoi se koordinimi mes nivelit qendror dhe atij lokal do të jetë i vazhdueshëm. Ky bashkëpunim synon që projektet prioritare të marrin mbështetjen e nevojshme financiare dhe administrative, duke u realizuar sa më shpejt për të përmirësuar jetën e banorëve, një realitet që gëzojmë sot / KOHANEWS.


