Studim i ri: DMT mund të lehtësojë simptomat e depresionit

Londër, 17 shkurt 2026 – Një provë klinike e fazës 2a e realizuar nga studiuesit e Imperial College London ka treguar se dimetiltriptamina (DMT), një psikedelik natyral i njohur si përbërës kryesor i ayahuasca-s, mund të ketë efekt antidepresiv.

 

Në studim morën pjesë 34 persona me depresion afatgjatë, ku gjysma morën placebo dhe gjysma DMT intravenoze të shoqëruar me mbështetje psikoterapeutike. Pas dy javësh, grupi që mori DMT raportoi ulje më të madhe të simptomave, me efekte që zgjatën deri në tre muaj.

Substanca u tolerua mirë, me efekte anësore kryesisht të lehta, si dhimbje në vendin e injeksionit. Ekspertët paralajmërojnë se, megjithëse rezultatet janë premtuese, nevojiten studime të mëtejshme për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e trajtimit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT