Kodra e Diellit këtë mëngjes u zgjua e mbuluar me 97 centimetra borë, ndërsa nëpër lugina veriu fryn mbi 60 km/h duke sjellë mot të ftohtë, por me diell në gjithë Maqedoninë.
Në orën 7 u matën -8 gradë në Kodrën e Diellit, që ishte temperatura më e ulët në vend. Pas saj renditen Krusheva dhe Hanet e Mavrovës me -4 gradë. Berova dhe Pretori shënuan -1. Zero gradë u matën në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir dhe Prilep. Shtipi dhe Vinica kishin 2 gradë. Tetova, Kumanova dhe Strumica 3. Shkup-Zajçev Rid, Kavadari dhe Demir Kapija 4 gradë. Shkup-Petrovec dhe Velesi 5, ndërsa më ngrohtë ishte në Gjevgjeli me 6 gradë.
Në 24 orët e fundit më shumë shi ra në Strumicë – 13 litra për metër katror. Në Berovë u matën 11. Pretori dhe Gjevgjelia kishin nga 8. Demir Kapija 7. Manastiri 6. Tetova, Pozharane dhe Krusheva nga 5. Prilepi 4. Shkup-Petrovec, Kriva Pallanka, Shtipi, Vinica dhe Gjurishta nga 3. Shkup-Zajçev Rid, Velesi dhe Ohri nga 2. Kavadari dhe Hanet e Mavrovës nga 1 litër për metër katror.
Borë ka edhe në Hanet e Mavrovës – 3 cm, në Berovë 2 cm dhe në Gjurishtë 1 cm.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëroi mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Paradite do të fryjë erë veriore mesatare deri e fortë, lokalisht mbi 60 km/h, veçanërisht përgjatë Pollogut dhe në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 11 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë veriu mesatar deri i fortë, më i theksuar paradite. Temperatura do të arrijë deri në 9 gradë.


