DREJTËSIA NË HAGË: Mbrojtja e Thaçit kundërshton akuzat për ndërhyrje te dëshmitarët

HAGË – Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka vijuar këtë të hënë me marrjen në pyetje të dëshmitarit të parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ku Hashim Thaçi dhe katër bashkëpunëtorë të tij akuzohen për pengim të drejtësisë, transmeton kohanews.

 

Gjatë seancës, avokatja mbrojtëse e ish-presidentit Thaçi, Sophie Menegon, ka sfiduar pretendimet e Prokurorisë, duke argumentuar se shumë prej dëshmitarëve nuk e kanë ruajtur konfidencialitetin, por e kanë bërë vetë publik faktin që janë ftuar për të dëshmuar në Hagë.

Rasti i Rrustem Mustafës si shembull

Mbrojtja solli në vëmendje rastin e ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Mustafa (Remi). Sipas avokates Menegon, Mustafa kishte deklaruar vetë në media ftesën e tij nga Gjykata Speciale, gjë që dëshmon se informacioni nuk kishte rrjedhur nga të akuzuarit.

Dëshmitari i ZPS-së, i cili është pjesë e stafit të Prokurorisë, konfirmoi se për figura publike si Mustafa nuk ishin aplikuar masa mbrojtëse, pasi ata kishin folur hapur për procesin.

Akuzat dhe kundërshtimet

Sipas aktakuzës së ZPS-së, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi dyshohen se gjatë vitit 2023 kanë tentuar të ndikojnë te dëshmitarët në procesin kryesor që zhvillohet për krime lufte. Megjithatë:

  • Pajafësia: Të pesë të akuzuarit janë deklaruar plotësisht të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

  • Procedurat: Gjatë dëshmisë u sqarua se dëshmitarët vijnë në Hagë 7-10 ditë para seancës për t’u përgatitur dhe kanë të drejtë të bëjnë korrigjime në deklaratat e tyre të mëparshme.

Seanca është zhvilluar pjesërisht e mbyllur për publikun për të ruajtur sigurinë e dëshmitarëve dhe integritetin e procesit.


kohanews/

TË NDRYSHME

TË FUNDIT