Shtrenjtim drastik i karburanteve: Nafta rritet për 14.5 denarë, ja çmimet e reja nga mesnata

Shkup, 09 Mars 2026 – Komisioni Rregullator për Energji (KRE) ka marrë vendim për një rritje historike të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Çmimet me pakicë rriten mesatarisht për 14.27%, si pasojë e lëvizjeve dramatike në tregjet botërore dhe forcimit të dollarit.

 

Çmimet e reja nga data 10.03.2026 (ora 00:01):

Karburanti Çmimi i ri (den/litër) Rritja (denarë)
EUROSUPER BS – 95 79.50 + 5.00
EUROSUPER BS – 98 81.50 + 5.00
EURODIESEL BS (D-E V) 85.50 + 14.50
Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1) 82.50 + 12.50
Mazuti M-1 NS 42.586 (den/kg) + 7.044

Pse po shtrenjtohen karburantet?

Sipas KRME-së, ky vendim vjen pas rritjes së lartë të çmimeve referuese në tregun ndërkombëtar:

  • Nafta ka shënuar rritjen më të madhe me 36.13%.

  • Benzina është rritur me 13.38%.

  • Vaji ekstra i lehtë është shtrenjtuar me 32.10% në bursa.

  • Dollari ka shënuar rritje prej 0.94% kundrejt denarit, duke ndikuar negativisht në llogaritjen përfundimtare.

Njoftim për konsumatorët dhe tregtarët

Ky vendim përcakton çmimet maksimale të lejuara. Shitësit me pakicë dhe shumicë kanë të drejtë të vendosin çmime më të ulëta se këto të përcaktuara nga KRME, por jo më të larta. Çmimet e reja hyjnë në fuqi saktësisht në mesnatë, duke shënuar një nga goditjet më të forta për xhepin e qytetarëve gjatë këtij viti.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT