Blerim Sejdiu: Gratë janë shtylla kryesore e shoqërisë dhe do të kenë rol më të madh në vendimmarrje

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka zhvilluar një takim me gratë e komunës nën organizimin e Forumit të Gruas, ku theksoi rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri dhe në institucionet vendimmarrëse.

Sejdiu u shpreh se gratë janë “shtylla kryesore e kombit, shoqërisë dhe komunës sonë”, duke shtuar se ato do të jenë pjesë e pandashme e programeve zhvillimore.

“Me ne, gratë do të jenë zëri ynë që do të na përfaqësojnë me dinjitet. Pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje do të forcohet ende më shumë”, tha Sejdiu.

Kryetari i Zhelinës vlerësoi lartë kontributin e grave në jetën shoqërore e familjare dhe siguroi se Komuna do të mbështesë aktivisht nismat që fuqizojnë rolin e tyre.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com