Sot dhe gjatë fundjavës do të luhen ndeshjet e javës së 24-të në elitën e futbollit maqedonas. Programi hapet sot me dy takime interesante që nisin në orën 14:30:
1. Tikveshi – AP Brera
Një përballje mes dy skuadrave që kërkojnë qetësi në mesin e tabelës.
-
Tikveshi: Ndodhet në vendin e pestë (33 pikë) dhe po kalon një formë të shkëlqyer në pranverë me 5 fitore në 7 ndeshjet e fundit.
-
AP Brera: Renditet e shtata (28 pikë), vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme. Strumicasit nuk kanë fituar në tre ndeshjet e fundit, por kanë pasur përballje të vështira me ekipet e kreut.
2. Rabotniçki – Sileksi
Një sfidë ku pikët janë jetike, sidomos për vendasit.
-
Rabotniçki: Edhe pse ndodhet në vendin e parafundit, “Romantikët” kanë hyrë në formë duke regjistruar 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit, duke rritur shpresat për mbijetesë.
-
Sileksi: Mban vendin e katërt, por vjen pas një serie negative pa fitore në tre takimet e fundit (dy barazime dhe një humbje).


