Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar pas tubimit të BDI/AKI-së në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, duke e cilësuar si një dështim të madh.
Në reagim thuhet se edhe pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, priti që xhemati të dilte nga xhamia pas namazit të akshamit për të krijuar përshtypjen e pjesëmarrjes më të madhe, nuk arriti ta fshehë dështimin.
Sipas VLEN-it, Komuna e Studeniçanit nuk ka pasur rëndësi për BDI/AKI-në dhe kandidatin Azem Sadiku, të cilin e akuzojnë se gjithmonë e ka shndërruar këtë komunë në “kurbane të pazareve politike”.
“Për herë të parë, Komunës së Studeniçanit i ofrohet një zgjidhje me VLEN – ndryshimin e vërtetë, me Sedat Bislimin”, theksohet në reagim.