Përfaqësuesi i Koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit lokal në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në këtë aktivitet u promovua kandidati për kryetar komune, Arben Etemi, si dhe lista e kandidatëve të koalicionit, të udhëhequr nga arkitekti Skender Osmani.
Ibrahimi tha se është interesuar nga afër për projektet e realizuara në këtë lagje dhe për ato që do të vihen në zbatim në të ardhmen. Sipas tij, Lagja e Trimave ka ndryshuar dukshëm krahasuar me katër vite më parë, ndërsa ndryshimi do të thellohet pas zgjedhjeve të 19 tetorit.
“Do të ndryshojë ende më shumë pas 19 tetorit, sepse fitorja është e VLEN-it. Një zë për Kumanovën!”, deklaroi Ibrahimi.