Shfaqja e kryeveprës komike operistike “Berberi i Seviljes” nga Xhoakino Rosini më 3 prill, ora 20:00

Të nderuar,
Më 3 prill 2026, me fillim në orën 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet opera “Berberi i Seviljes” nga Xhoakino Rosini – një nga veprat më të njohura dhe më të dashura të repertuarit operistik, e cila me humorin, dinamikën dhe momentet e saj muzikore të paharrueshme të njohura ka mahnitur publikun për dekada.

 

Shfaqja është nën dirigjimin e Bisera Çadllovska, regjia është e Ursula Horner (Austri), skenografia e Maria Veteroska, ndërsa kostumografia e Maria Pupuçevska. Mjeshtër koncerti është Jane Bakevski, ndërsa mjeshër kori është Gjurgjica Dashiq..

Në ekipin solistik marrin pjesë: Marjan Jovanoski, Biljana Josifov, Bllagoj Nacoski, Vlladimir Sazdovski, Neven Siljanovski, Sonja Pendovska Madevska, Dragan Ampov, Kristijan Antovski, Nikolla Çedomirovski, Filip Mirçevski, çembalo: Elena Siljanoska, së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.
” Berberi i Seviljes“ është kryevepër e Rossinit, kompozitor i njohur për virtuozitetin e tij muzikor, frazat ritmike të shpejta dhe energjinë e gjallë skenike. Opera është e mbushur me situata plot humor, dialogë të shpejtë dhe momente muzikore të paharrueshme, ndër të cilat veçohet aria e famshme „Largo al factotum“, me të cilën figura e Figaros ka pushtuar botën për më shumë se dy shekuj. Vepra ndjek historin dashurisë të mbushur me kthesa, plane të fshehta dhe keqkuptime komike, e rrëfyer në stilin e njohur, të gjallë dhe të pasur të Rosinit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT