Gam Gam, Qendër dhe Sahat Mëhallë mbështesin vizionin e Bilall Kasamit për Tetovën

Banorët e lagjeve Gam Gam, Qendër dhe Sahat Mëhallë u mblodhën sonte për të dëshmuar mbështetjen e tyre për kryetarin e komunës, Bilall Kasami, dhe vizionin e tij për Tetovën.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe elektrizuese, Kasami dhe qytetarët diskutuan për planet e zhvillimit të qytetit, duke përfshirë infrastrukturë funksionale, shërbime cilësore dhe zhvillim ekonomik për të gjithë. Kryetari falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi se energjia dhe besimi i tyre janë shtysë për të vazhduar me më shumë përkushtim në Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës.

Ai gjithashtu nënvizoi se ndryshimi i vërtetë për qytetin do të vazhdojë dhe se Tetova nuk ndalet në rrugën e saj drejt modernizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com