Punoi 45 vjet në “BMW”, e më pas mori një dhuratë që i tronditi të gjithë

Në një kohë kur punonjësit ndërrojnë shpesh vendet e punës dhe rrallëherë qëndrojnë me dekada në të njëjtën kompani, një histori nga Gjermania ka nxitur një lumë reagimesh. Pas plot 45 viteve punë në “BMW”, një punëtor mori një përcjellje që la pak njerëz indiferentë.

 

Në një nga fabrikat e “BMW”-së në Gjermani u mbyll një kapitull i veçantë. Një punëtor me origjinë nga Turqia, i cili kishte punuar për dekada në linjën e prodhimit, doli në pension pas 45 viteve punë.

Kontributi i tij nuk u mat vetëm me numrin e orëve të punës, por edhe me përvojën, njohurinë dhe marrëdhëniet që kishte ndërtuar me kolegët ndër vite. Në përcjelljen solemne u mblodhën kolegë dhe eprorë për të shënuar fundin e karrierës së tij. Atmosfera isu emocionuese, ndërsa kulmi erdhi në momentin e dorëzimit të dhuratës.

Zotëria i moshuar fillimisht mori një maket të selisë së “BMW”-së bashkë me muzeun dhe nënshkrimet e të gjithë bashkëpunëtorëve, por pas suvenirit simbolik pasoi surpriza e vërtetë. Për 45 vite besnikëri, kompania i dhuroi një “BMW M3” krejtësisht të ri, dhe kur pa se çfarë mori, zotëria shpërtheu në lot nga gëzimi.

Videoja dhe fotografitë nga përcjellja u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa reagimet ishin jashtëzakonisht pozitive.

Shumë njerëz vuri në dukje se bëhet fjalë për një shembull të rrallë të një kompanie që di ta shpërblejë besnikërinë afatgjatë, ndërsa të tjerë e krahasuan këtë praktikë me kushtet e punës në vende të tjera.

Në epokën e ndryshimeve të shpeshta të vendeve të punës dhe kontratave të pasigurta, histori të tilla po bëhen përjashtim. Ky rast na kujton kohën kur mundi dhe besnikëria shumëvjeçare jo vetëm që priteshin, por edhe shpërbleheshin konkretisht. Dhe pikërisht për këtë, kjo histori nuk është vetëm për makinën – por për marrëdhënien midis punëtorit dhe punëdhënësit që sot shihet gjithnjë e më rrallë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT