SHKUP – Ka filluar aksioni për largimin e automjeteve të vjetëruara dhe të braktisura nga hapësirat publike në territorin e Komunës së Çairit. Lajmin e bëri të ditur Izet Mexhiti, i cili njoftoi se procesi përfshin qindra vetura që prej vitesh kanë qenë jofunksionale dhe kanë zënë vendet e parkimit.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është:
-
Lirimi i hapësirave publike që ishin bllokuara nga mjetet e pashfrytëzuara.
-
Krijimi i vendeve të reja të parkimit për banorët e lagjeve.
-
Rregullimi i qarkullimit dhe përmirësimi i mjedisit në zonat urbane.
Veturat e braktisura po largohen në mënyrë të organizuar me qëllim vendosjen e rendit komunal dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve në këtë komunë.


