SUNDERLAND – Skuadrat nga Arabia Saudite kanë kthyer sytë nga kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka. Mediumet angleze raportojnë se disa klube saudite po përgatisin oferta të majme për ta bindur mesfushorin 33-vjeçar që të transferohet në Lindjen e Mesme me përfundimin e këtij sezoni.
Megjithatë, Sunderlandi nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë lojtarin e tyre kyç, i cili po shkëlqen në Premier League. Xhaka ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 dhe vlerësohet si shtylla e mesfushës së ekipit anglez, ku këtë sezon ka regjistruar 30 paraqitje, duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 5 asistime. Pavarësisht vështirësive të misionit, klubet saudite priten të insistojnë me shuma të larta dëmshpërblimi.


