Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemë Rexhepi, lajm i cili u bë i ditur nga Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Rexhepi, i cili njihet si luftëtar i tri luftërave çlirimtare, jetoi për më shumë se 18 vite me statusin e invalidit të luftës, duke bartur me vete plagët e lirisë.
Përmes një mesazhi ngushëllues, Lushtaku e cilësoi atë si një shembull të qëndresës dhe bindjeve të palëkundura. “Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh që i dha shumë atdheut”, u shpreh ndër të tjera Lushtaku, duke kujtuar takimin e tyre të fundit më 6 prill.


