Gjatë periudhës së kaluar, në autostradën Ohër – Kërçovë, në zonat ku u shfaqën rrëshqitje të reja të dheut, janë kryer kërkime shtesë gjeoteknike. Mbi bazën e këtyre hulumtimeve, janë hartuar projektet kryesore për stabilizimin e 14 rrëshqitjeve të dheut, përmes ndërtimit të të ashtuquajturave “Galeri”.
Galeitë përfaqësojnë një sipërmarrje jashtëzakonisht të ndërlikuar inxhinierike, e cila do të zgjidhë përfundimisht problemin me rrëshqitjet e dheut në këtë aks rrugor.
“Vazhdojmë të ndërtojmë Maqedoninë” — u shpreh Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
Çka janë galeritë në inxhinierinë rrugore?
Galeritë janë struktura mbrojtëse që ndërtohen në zona me rrezik të lartë nga rrëshqitjet e dheut ose ortekët. Ato funksionojnë si një “tunel i hapur” ose mbulojë betoni mbi rrugë, duke lejuar që dheu ose gurët që rrëshqasin të kalojnë mbi strukturë pa penguar qarkullimin dhe pa rrezikuar sigurinë e udhëtarëve.
-
Stabilizimi: Zgjidhje afatgjatë për terrenet jostabile.
-
Siguria: Mbrojtje maksimale për automjetet nga rëniet e dhenve.
-
Inxhinieria: Kërkon saktësi të lartë dhe projekte specifike për çdo pikë kritike.


