TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lëshuar kritika të forta lidhur me situatën diplomatike ku ndodhet aktualisht selia blu. Gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, Salianji u shpreh se partia po vuan një izolim total nga partnerët ndërkombëtarë.
Sipas tij, shkaku kryesor i këtij ng krizë komunikimi është drejtimi i partisë nga Sali Berisha. Salianji theksoi se, ndonëse ka individë brenda forcës politike që mbajnë kontakte private, zyrtarisht asnjë ambasador nuk shkel më në selinë e PD-së.
Pikat kryesore nga deklarata e Salianjit:
-
Mungesa e ambasadorëve: “Në selinë e PD-së nuk hyn asnjë ambasador për shkak se Sali Berisha drejton partinë,” deklaroi prerë ai.
-
Nevoja për partneritet: Salianji nënvizoi se ndërkombëtarët kërkojnë partneritet të besueshëm dhe se opozita nuk mund të presë që dikush nga jashtë “t’i çlirojë”.
-
Rëndësia jetike: Ai e cilësoi mbajtjen e kontakteve me partnerët strategjikë si një element jetik, jo vetëm për të ardhmen e Partisë Demokratike, por edhe për stabilitetin e Shqipërisë.
Ish-deputeti përfundoi duke thënë se komunikimi me faktorin ndërkombëtar duhet të jetë prioritet për të nxjerrë opozitën nga situata e tanishme.
Për të ndjekur deklaratën e plotë dhe diskutimin në studio, klikoni në videon e mëposhtme:


