PSG përgatit “bombën” verore prej 150 milionë eurosh, “Merimanga e Vogël” është dëshira e madhe e kampionëve të Evropës

Skuadra e Paris Saint-Germain është padyshim më e mira në Evropë gjatë vitit të fundit, duke qenë kampione aktuale e Evropës dhe pjesëmarrëse në finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon. Ndërsa sezonin e ardhshëm, “Shenjtorët” mund të kenë një ekip edhe më të fortë.

 

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, gjatë merkatos verore PSG planifikon të bëjë maksimumin për të transferuar Julián Álvarez (26) në radhët e veta.

Álvarez, i njohur si “Merimanga e Vogël”, është lojtari më i mirë i Atlético Madrid këtë sezon. PSG ka përgatitur plot 150 milionë euro për ta siguruar, një shifër që pritet të jetë e mjaftueshme që “Jorganxhinjtë” të pranojnë ta shesin.

PSG e donte Álvarez kur ai luante te Manchester City, por atëherë nuk ia doli ta nënshkruante. Tani duan ta shfrytëzojnë shansin e dytë.

Megjithatë, avantazhi i Atlético është se kontrata e Álvarez vlen edhe për katër vite të tjera, ndaj klubi mund të qëndrojë i qetë. Por është e qartë se nëse argjentinasi shpreh dëshirën për t’u larguar, gjithçka do të ndryshonte.

Këtë sezon, Álvarez ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 49 ndeshje.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT