Mela: Dibra ka objekte shkollore, por keqmenaxhimi i ka dëmtuar, ne do ta rregullojmë këtë problem

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, në një intervistë për Alsat-M ka premtuar se përfundimisht do ta zgjidh problemin me keqmenaxhimin me shkollat e Dibrës.

“ Patjetër që edhe arsimi është një cështje shumë problematike në qytetin tonë. Sa i përket objekteve, ka një numër të mjaftueshëm të objekteve. Të cilat, në pamje duken shumë të mira, por në realitet kushtet në të cilat i hasim ato shkolla,  higjiena, ngrohja gjatë stinës së dimrit, pajisja për laboratori, etj, janë një mungesë shumë e madhe. E cila është direkt e lidhur me keqmenaxhimin që është bërë këto vitet e fundit.
Ne shpresojmë që me një menaxhim të mirë dhe të mirëfilltë ta rregullojmë këtë çështje, të kemi masa stimuluese, bursa për studentët më të mirë”, deklaroi Mela.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com