Shkup, 19 maj 2026 – Ekzekutivi ka miratuar sot vendimin për emërimin e Sedat Bislimit në pozicionin e zëvendësdrejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSSHM).
Sipas njoftimit zyrtar, përzgjedhja e Bislimit në këtë post vjen pas përfundimit të procedurave të konkursit publik dhe me propozim të ministrit të Shëndetësisë.
Me këtë vendim, Bislimi merr përsipër funksionin menaxhues në një prej institucioneve shtyllë të sistemit shëndetësor dhe sigurimit publik në vend. paraprakisht, ai ka qenë i angazhuar në proceset politike lokale, ku në zgjedhjet e fundit lokale garoi si kandidat për kryetar të Komunës së Studeniçanit nga radhët e koalicionit “Vlen”.


