Vlerësim pozitiv nga Brukseli: Maqedonia e Veriut përfiton 65.7 milionë euro

Bruksel, 21 maj 2026 – Komisioni Evropian ka miratuar një mbështetje të re financiare prej 65.7 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Ky vendim vjen pas vlerësimit pozitiv të reformave të zbatuara në arsim dhe digjitalizim deri në fund të vitit 2025.

 

Si do të ndahen mjetet financiare?

Nga shuma totale prej 65.7 milionë eurosh, fondet do të menaxhohen si vijon:

  • 30.6 milionë euro do të transferohen direkt në buxhetin e shtetit. Këto mjete janë të destinuara për mbështetjen e reformave në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për zhvillimin e infrastrukturës digjitale nëpër shkolla.

  • Pjesa tjetër e mjeteve do të realizohet përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe do të fokusohet në projekte për energji të pastër, transport të qëndrueshëm dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Reagimet nga Qeveria

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, vlerësoi se ky vendim është një sinjal i rëndësishëm i besimit dhe njohjes së agjendës reformuese që po zbaton shteti.

Me këtë pagesë të tretë, mbështetja totale që vendi ka marrë deri më tani përmes këtij instrumenti arrin në 142.1 milionë euro.

Çka është Instrumenti për Reforma dhe Rritje?

Ky instrument është pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili kap vlerën totale prej 6 miliardë eurosh. Qëllimi kryesor i këtij plani është integrimi gradual i rajonit në Tregun e Përbashkët Evropian, përpara anëtarësimit zyrtar të vendeve në BE.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT