LAMM: Kujdes gjatë udhëtimit, sot nis sanimi i urave në aksin A2 Gostivar-Strazhë

Ohër, 21 maj 2026 – Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht në kolovozë të thatë, njofton Lidhja Auto-Mote e Maqedonisë (LAMM/ AMSM). Intensitet i trafikut jashtë zonave urbane është i moderuar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje.

 

Njoftim i rëndësishëm: Punimet e reja në aksin Gostivar-Strazhë

Nga sot, 21 maj 2026, duke filluar nga ora 08:00, do të nisin aktivitetet ndërtimore për sanimin e urave në rrugën shtetërore A2, në aksin Gostivar-Strazhë. Punimet do të përqendrohen në:

  • Urën nr. 4 (Viadukti në lumin e Atanasit)

  • Urën nr. 7 (Viadukti në Doll, km 105+332)

Për këtë arsye do të vendoset një regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të sanimit.

Punimet e tjera aktive në rrjetin rrugor

1.Aksi Pletvar-Prilep (Ura e Lenishtës):Nga 20 prilli.

Ka filluar ndryshimi i përkohshëm i trafikut për shkak të sanimit të pjesës së sipërme të Urës së Lenishtës (km 47+900) në rrugën shtetërore A1. Leja për këtë regjim është me afat vlefshmërie prej 6 muajsh.

2.Aksi Kërçovë-Ohër:Devijime të vazhdueshme.

Për shkak të punimeve ndërtimore në disa pjesë, qarkullimi zhvillohet përmes devijimeve. Është vendosur sinjalistikë përkatëse dhe rekomandohet respektim i rreptë i shpejtësisë.

3.Autostrada A1, aksi Smokvicë-Gevgjeli:Nga 13 marsi.

Po kryhen punime për kalimin e gazsjellësit interkonektiv nën autostradën A1 (M1) “Miqësia”. Në terren janë vendosur shenjat për regjim të përkohshëm.

4.Aksi Prilep-Manastir (Korridori 10D):Nga fundi i vitit 2025.

Trafiku është riorientuar në rrugën rajonale R1101, konkretisht nga nyja llogaritese Llagovë deri në Topollçan, për shkak të punimeve në Korridorin 10D.

5.Autostrada e Shkupit (Unaza):Sanimi i korsisë.

Po bëhet rehabilitimi i një pjese prej 250 metrash nga nyja “Volkovë” deri tek nyja “Kondovë”. Korsia e majtë (për tejkalim) është e mbyllur, ndërsa trafiku zhvillohet në korsinë e mesme dhe atë të emergjencës (të djathtën).

6.Aksi Kosovrast-Urë e Melnicës (R1202):Sanim rrëshqitjeje.

Vazhdon regjimi i përkohshëm i qarkullimit për shkak të sanimit të një rrëshqitjeje dheu në këtë aks rrugor rajonal.

 

Këshillë dhe paralajmërim: LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës dhe kujdes të shtuar, veçanërisht nëpër lugina dhe gryka malesh ku ka mundësi për rrëshqitje të gurëve. Kjo vlen veçanërisht për rrugët: Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Shënim: Rruga Ohër-Resnjë përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës është e hapur për të gjitha llojet e automjeteve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT