Përzgjedhësi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme miqësore që do të zhvillohen në udhëtim: kundër Bosnjë-Hercegovinës më 29 maj në Sarajevë dhe kundër Turqisë më 1 qershor në Stamboll.
Në listën prej 27 lojtarëve, trajneri ka përfshirë pesë emra të rinj që veshin për herë të parë fanellën e përfaqësueses: mbrojtësi Din Alomeroviq (UTA Arad), mbrojtësi i djathtë Georgije Jankulov (Vardar), mesfushorët e Sileksit, Darko Angjeleski dhe Darko Dodev, si dhe sulmuesi i Vardarit, Azer Omeragiq.
Nga ana tjetër, për shkak të dëmtimeve do të mungojnë: Ljupçe Doriev, Luka Stankovski, Egzon Bejtulai, Mario Ilievski dhe Dimitar Mitrovski. Ndërkaq, Tihomir Kostadinov dhe Andrej Stojçevski nuk do të jenë të pranishëm për shkak të obligimeve me klubet e tyre.
Grumbullimi i kombëtares do të bëhet më 25 maj në hotelin “Hilton” në Shkup.
Lista e plotë e futbollistëve të ftuar:
PORTIERË:
-
Stole Dimitrievski (Valencia)
-
Damjan Shishkovski (Borac Banja Llukë)
-
Davor Taleski (Vardar)
MBROJTËS:
-
Gjoko Zajkov (Ajman)
-
Visar Musliu (St. Truiden)
-
Nikola Serafimov (Levski)
-
Din Alomeroviq (UTA Arad)
-
Ezgjan Alioski (Lugano)
-
Jovan Manev (Novi Pazar)
-
Imran Fetai (Shkëndija)
-
Sebastian Herrera (Borac Banja Llukë)
-
Stefan Despotovski (OFK Beograd)
-
Darko Velkovski (Vardar)
-
Georgije Jankulov (Vardar)
MESFUSHORË:
-
Elif Elmas (Napoli)
-
Enis Bardhi (Konyaspor)
-
Boban Nikolov (Vardar)
-
Jani Atanasov (AEL Larisa)
-
Agon Elezi (Sarajevo)
-
Sefer Emini (Sonderjyske)
-
Darko Angjeleski (Sileks)
-
Darko Dodev (Sileks)
SULMUESË:
-
Bojan Miovski (Glasgow Rangers)
-
Darko Churlinov (Kocaelispor)
-
Elmin Rastoder (Thun)
-
Azer Omeragiq (Vardar)
-
Milan Ristovski (Bohemians)


