Përcaktohen çiftet e barazhit për plotësimin e Ligës së Dytë Futbollistike të Maqedonisë

Sot, në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), është hedhur shorti për ndeshjet e barazhit për plotësimin e Ligës së Dytë për sezonin e ardhshëm 2026/2027.

 

Për katër vendet e mbetura në këtë rang garash do të luftojnë gjithsej tetë skuadra: tri prej tyre që përfunduan nga pozita e 9-të deri tek e 11-ta në Ligën e Dytë aktuale, si dhe pesë kampionët e Ligave Rajonale (Ligat e Treta).

Nga ky short, çiftet që do të përballen janë:

  • Teteksi (Tetovë) – Vllaznimi (Strugë)

  • Kamenica Sasa – Euromilk GL

  • Kozhuvi (Gjevgjeli) – Boreci (Veles)

  • Pobeda (Valandovë) – Kamjani (Kamnjan)

Sipas orarit të përcaktuar, ndeshja ndërmjet Teteksit dhe Vllaznimit do të zhvillohet më 31 maj në orën 16:30.

Ndërkaq, tri sfidat e tjera do të luhen një ditë më herët (më 30 maj), në të njëjtin termin (16:30). Qytetet dhe stadiumet neutrale ku do të zhvillohen këto takime do të përcaktohen dhe publikohen në ditët në vijim nga FFM.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT