Sedloski shpall listën për miqësoret me Bosnjën dhe Turqinë: Pesë debutues ftohen te Maqedonia e Veriut

Përzgjedhësi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme miqësore që do të zhvillohen në udhëtim: kundër Bosnjë-Hercegovinës më 29 maj në Sarajevë dhe kundër Turqisë më 1 qershor në Stamboll.

 

Në listën prej 27 lojtarëve, trajneri ka përfshirë pesë emra të rinj që veshin për herë të parë fanellën e përfaqësueses: mbrojtësi Din Alomeroviq (UTA Arad), mbrojtësi i djathtë Georgije Jankulov (Vardar), mesfushorët e Sileksit, Darko Angjeleski dhe Darko Dodev, si dhe sulmuesi i Vardarit, Azer Omeragiq.

Nga ana tjetër, për shkak të dëmtimeve do të mungojnë: Ljupçe Doriev, Luka Stankovski, Egzon Bejtulai, Mario Ilievski dhe Dimitar Mitrovski. Ndërkaq, Tihomir Kostadinov dhe Andrej Stojçevski nuk do të jenë të pranishëm për shkak të obligimeve me klubet e tyre.

Grumbullimi i kombëtares do të bëhet më 25 maj në hotelin “Hilton” në Shkup.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar:

PORTIERË:

  • Stole Dimitrievski (Valencia)

  • Damjan Shishkovski (Borac Banja Llukë)

  • Davor Taleski (Vardar)

MBROJTËS:

  • Gjoko Zajkov (Ajman)

  • Visar Musliu (St. Truiden)

  • Nikola Serafimov (Levski)

  • Din Alomeroviq (UTA Arad)

  • Ezgjan Alioski (Lugano)

  • Jovan Manev (Novi Pazar)

  • Imran Fetai (Shkëndija)

  • Sebastian Herrera (Borac Banja Llukë)

  • Stefan Despotovski (OFK Beograd)

  • Darko Velkovski (Vardar)

  • Georgije Jankulov (Vardar)

MESFUSHORË:

  • Elif Elmas (Napoli)

  • Enis Bardhi (Konyaspor)

  • Boban Nikolov (Vardar)

  • Jani Atanasov (AEL Larisa)

  • Agon Elezi (Sarajevo)

  • Sefer Emini (Sonderjyske)

  • Darko Angjeleski (Sileks)

  • Darko Dodev (Sileks)

SULMUESË:

  • Bojan Miovski (Glasgow Rangers)

  • Darko Churlinov (Kocaelispor)

  • Elmin Rastoder (Thun)

  • Azer Omeragiq (Vardar)

  • Milan Ristovski (Bohemians)

TË NDRYSHME

TË FUNDIT