FFM shpërndan milionat e UEFA-s: Shkëndija “mbretëreshë” e përfitimeve, merr mbi 5.7 milionë euro!

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) ka bërë shpërndarjen e mjeteve financiare të ndara nga UEFA për klubet vendase, ku përfituesi më i madh është padyshim skuadra e Shkëndijës. Klubi tetovar ka siguruar pjesën luaneshe të këtij fondi, duke arkëtuar plot 5,771,699 euro — më shumë se gjysmën e vlerës totale prej 9.4 milionë eurosh. Këto të hylat rekord vijnë si rezultat i rrugëtimit të shkëlqyer të Shkëndijës në Conference League, ku arriti deri në fazën nokaut.

 

Nga ky fond i UEFA-s kanë përfituar edhe ekipet e tjera që përfaqësuan vendin në arenën ndërkombëtare:

  • Vardari: 880,583 euro

  • Rabotniçki: 541,583 euro

  • Sileksi: 505,583 euro

TË NDRYSHME

TË FUNDIT