“Të rinjtë kundër drogës”: Punëtori ndërgjegjësuese në Qendrën Rinore të Tetovës

Në hapësirat e Qendrës Rinore të Komunës së Tetovës është realizuar sot një punëtori edukative me temë “Të rinjtë kundër drogës: Edukim, vetëdijesim dhe parandalim”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të iniciativave të Këshillit Lokal për Parandalim të Delikuencës së Fëmijëve, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën “PsychAlb”.

 

Në këtë punëtori morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Tetovës, të cilët përmes një qasjeje interaktive patën mundësinë të diskutojnë hapur për pasojat negative të narkomanisë. Gjatë bashkëbisedimit u vura theksi te rëndësia e vetëdijesimit të hershëm dhe te roli kyç që luajnë vetë të rinjtë në zgjedhjen e një stili jete të shëndetshme dhe pa varësi.

Fokusimi tek parandalimi dhe jeta e shëndetshme

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit tek gjeneratat e reja mbi rreziqet e shumta që sjell përdorimi i substancave narkotike, si dhe promovimi i një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm për të ardhmen e tyre.

Nga Komuna e Tetovës potencojnë se do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm aktivitetet e këtij lloji edukativ dhe parandalues. Bashkëpunimi i mëtutjeshëm me institucionet relevante dhe komunitetin lokal do të mbetet prioritet, me fokus të veçantë mbrojtjen, sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve të qytetit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT