Ndërmarrja Publike „Higjiena Komunale“-Shkup njofton shfrytëzuesit e saj, të cilët kanë borxhe të prapambetura në evidencën e NP „Ujësjellës dhe Kanalizim“-Shkup (në faturën e përbashkët) për faturat e papaguara për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale (borxhe të rregullta dhe të paditura), se aksioni për pagesën e borxhit pa llogaritur kamatën e vonesës përfundon më datë 05.06.2026.
Nga kjo ndërmarrje u bëjnë thirrje qytetarëve që përgjatë dy ditëve të mbetura të shfrytëzojnë këtë mundësi lehtësuese dhe t’i shlyejnë obligimet e tyre financiare pa kamatëvonesë.


