Linja falas Tetovë–Bozovcë në funksion gjashtë ditë në javë, ja orari i nisjeve nga Malësia

TETOVË – Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” ka njoftuar se linja e transportit publik falas për banorët e fshatrave të Malësisë së Tetovës është plotësisht funksionale. Ky shërbim, i cili lidh qytetin me disa nga pikat më të thella malore, është vendosur me qëllim të lehtësimit të lëvizjes dhe ndihmesës ndaj banorëve për nevojat e tyre të përditshme.

 

Sipas njoftimit zyrtar të ndërmarrjes, linja mbulon relacionin Tetovë – Brodec – Veshallë – Bozovcë dhe anasjelltas, duke operuar gjashtë ditë në javë.

Orari zyrtar i qarkullimit:

  • Nisja nga Bozovca: ora 07:00 (mëngjes)

  • Nisja nga Tetova: ora 17:30 (pasdite)

Nga NP “Tetova Transport” thonë se mbeten të përkushtuar në përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve të transportit publik për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe zonat rurale që kanë pasur mungesë të linjave të rregullta.

Numri i kontaktit: Për çdo informacion shtesë, sugjerim apo ankesë lidhur me këtë linjë, qytetarët mund të kontaktojnë drejtpërdrejt ndërmarrjen në numrin e telefonit: 076 233 208.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT