Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme, 1 korrik 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, sot është shënuar një rritje prej një centi për litër e naftës krahasuar me ditën e djeshme.
Çmimet për sot janë:
-
Nafta: Çmimi maksimal është 1.39 euro për litër.
-
Benzina: Çmimi maksimal mbetet 1.35 euro për litër.
-
Gazi: Çmimi maksimal mbetet 0.68 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orët e ardhshme.


