Surprizë nga Apple: Kompania përgatit pajisje më të përballueshme

Apple po planifikon një sërë risish në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, duke u fokusuar në modele të reja të iPad Pro dhe një MacBook Pro më të aksesueshëm, raporton Bloomberg.

 

Në një përpjekje për të balancuar tregun pas rritjes së fundit të çmimeve, kompania po zhvillon:

  • Katër modele të reja iPad Pro: Të pajisura me çipa më të shpejtë për performancë më të lartë.

  • MacBook Pro “entry-level”: I njohur brenda kompanisë me kodin K104, ky laptop pritet të jetë një opsion më i përballueshëm për konsumatorët.

  • Procesori M7: Apple po synon të njëjtën periudhë për lançimin e procesorit të saj të parë M7.

Këto lëvizje vijnë në një kohë kur kompania po përgatitet për ndryshime strategjike, përfshirë periudhën pas largimit të Tim Cook nga pozita e CEO-s dhe përpjekjet për t’u përballur me problemet e zinxhirit të furnizimit që kishin detyruar rritjen e çmimeve.

Rikujtojmë se rritja e çmimeve kishte prekur ndjeshëm pajisjet ekzistuese, si MacBook Pro me 1 terabajt memorie, çmimi i të cilit u rrit nga 1.699 dollarë në 1.999 dollarë. Zhvillimi i këtyre pajisjeve më të aksesueshme shihet si një përgjigje e mirëpritur ndaj kërkesave të tregut.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT