Sedat Sulejmani merr zyrtarisht detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit

Sedat Sulejmani ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar. Siç njofton KohaNEWS, përmes një njoftimi zyrtar, ai ka bërë të ditur se fokusi i tij kryesor do të jetë puna intensive për zhvillimin e artit dhe kulturës në vend.

 

Sulejmani ka theksuar se objektivat e tij kryesore në krye të këtij dikasteri përfshijnë:

  • Konsolidimin e institucioneve kulturore.

  • Përkrahjen e pakursyer për krijimtarinë artistike.

  • Mbështetjen për artistët dhe krijuesit e rinj.

Siç transmeton KohaNEWS, në fjalën e tij me rastin e marrjes së detyrës, ministri Sulejmani ka falënderuar paraardhësin e tij, Zoran Ljutkov, për kontributin dhe angazhimin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të Ministrisë së Kulturës.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT