Përkujtim historik: Për homazh dhe mirënjohje, Forumi Rinor Neproshten nderoj veprën e dëshmorit Rametulla Ameti

KAPAZHDOLL — Për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit të lirisë, Forumi Rinor i Neproshtenit, së bashku me aktivistë të shumtë, ka ndërmarrë një vizitë homazhi në fshatin Kapazhdoll të Komunës së Zhelinës.

 

I ndjeri Rametulla Ameti, me origjinë nga Kapazhdolli, gjatë konfliktit të vitit 2001 la pas familjen e tij për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), duke dhënë jetën në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës. Përfaqësuesit e rinisë së Neproshtenit shkuan në vendlindjen e tij për t’i shprehur respektin më të lartë familjes dhe për të përkujtuar sakrificën e tij sublime.

Përfaqësuesit e Forumit Rinor theksuan se ky homazh është vetëm një shenjë e vogël mirënjohjeje ndaj kontributit të madh të dëshmorëve.

„Ndonëse kjo do të ishte më e pakta që mund të bënim, vepra e dëshmorëve nuk harrohet kurrë,“ — u shprehën aktivistët gjatë këtij organizimi përkujtimor.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Rametulla Ametit!

TË NDRYSHME

TË FUNDIT