Kryetari Mendi Qyra pret futbollistin Pajtim Kasami: Diskutohet nisma për hapjen e një akademie futbolli në Strugë

STRUGË – Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim zyrtar me futbollistin e njohur me origjinë nga Struga, Pajtim Kasami, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin evropian, transmeton KohaNews.

 

Gjatë takimit, Kasami ka ndarë me kryetarin Qyra iniciativën e tij për të investuar në vendlindje përmes themelimit të një akademie futbolli për të rinjtë. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i kushteve moderne dhe mbështetja e talenteve të reja strugane për të ndjekur rrugën e sportit profesionist, ndërsa u shqyrtuan edhe mundësitë konkrete për realizimin e kësaj ideja në të ardhmen.

Një karrierë e shkëlqyer evropiane në shërbim të rinisë

Pajtim Kasami, ish-reprezentues i Zvicrës, gjatë karrierës së tij të pasur ka mbrojtur ngjyrat e disa prej klubeve më të njohura evropiane, si Palermo, Fulham, Olympiacos, Nottingham Forest, Basel dhe Sampdoria. Ndër trofetë e tij veçohen dy titujt kampionë dhe Kupa e Greqisë të fituara me fanellën e Olympiacosin, duke mbetur një model frymëzimi për sportistët e rinj.

„Komuna e Strugës mbetet e hapur për investime dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e sportit dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë,“ u shpreh kryetari Mendi Qyra, duke dhënë mbështetjen e tij të plotë për nisma kaq domethënëse për të ardhmen e komunitetit.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT